Bllokohen edhe kufijtë me Maqedoninë e Veriut, ndalohet qarkullimi i mallrave nga e hëna

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se nga e hëna, 26 janar 2026, do të nisë një protestë 7-ditore e organizuar nga një shoqëri e transportit të mallrave, e cila do të sjellë bllokimin e qarkullimit të mallrave në hyrje dhe dalje të territorit të vendit.

Sipas njoftimit të përcjellë përmes Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, nga ora 00:01 e datës 26 janar do të bllokohet hyrja e mjeteve të transportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e po së njëjtës ditë do të bllokohet edhe dalja e tyre.

Protesta parashikohet të zgjasë 7 ditë, nëse nuk do të ketë zgjidhje ose përpjekje për kapërcimin e problematikës që ka çuar në organizimin e saj.

Nga bllokimi do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Po ashtu, qarkullimi i automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Në pikën kufitare Bllatë, kufizimi nuk do të aplikohet për automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen në kohë dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033