Biblioteka e Kuçovës, një pasuri kulturore për të gjitha moshat!

Biblioteka e Bashkisë Kuçovë mbetet një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit, ku qytetarë dhe nxënës të të gjitha moshave vijojnë të jenë lexues aktivë. Gjatë vitit të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e frekuentimit, falë përkujdesjes së vazhdueshme të kryetarit të Bashkisë, z. Kreshnik Hajdari, dhe bashkëpunimit të tij me drejtuesit e bibliotekës për pasurimin e fondit të librave.

Çdo vit shtohen tituj të rinj, që variojnë nga autorë të huaj klasikë e bashkëkohorë, deri te autorët shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë ata nga vetë zona e Kuçovës, duke nxitur lexueshmërinë dhe interesin për letërsinë vendase.

Në një intervistë për TV Apollon, punonjësja e bibliotekës, znj. Alma Zenellari, theksoi rëndësinë që ka ky institucion për komunitetin dhe u ndal te titujt më të lexuar, por edhe te mbështetja që vjen nga Bashkia për të ofruar një mjedis sa më të pasur dhe të përshtatshëm për lexuesit.

Biblioteka e Kuçovës vazhdon të jetë jo vetëm një vend leximi, por edhe promovimi të kulturës dhe autorëve vendas.

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: