Aktori Bes Kallaku ka rrëfyer hapur kapitujt e mbyllur të jetës së tij gjatë një interviste me Grida Dumën, ku u ndal edhe te divorci me Xhensila Myrtezajn. Ai u shpreh se e ka lënë plotësisht pas të shkuarën dhe se fokusin e ka vetëm tek e tashmja.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, tha aktori, duke theksuar se sot është në një fazë të re të jetës, të përqendruar te qetësia dhe përkushtimi ndaj familjes.
Kallaku foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz të afërt, duke nënvizuar se mirësia jo gjithmonë shpërblehet me të njëjtën monedhë. Sipas tij, pavarësisht sfidave, forca e tij më e madhe mbeten dy fëmijët, prindërit dhe besimi i palëkundur te Zoti.
“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje? Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai. Sado e gjatë të jetë nata, dita vjen”, u shpreh ai, duke kujtuar edhe largimin nga jeta të mikut të tij Shpatit dhe planet që ky i fundit kishte për të njëjtën ditë.


