Berisha thirrje për protesta: Ndryshimet në qeveri nuk e shpëtojnë Ramën

Pas riorganizimit të kabinetit qeveritar, Sali Berisha deklaroi se ndryshimet e shpallura nga kryeministri Edi Rama janë përpjekje për të shmangur përgjegjësitë politike.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së bëri thirrje për vazhdimin e protestave, duke theksuar se, sipas tij, objektivi është largimi i Ramës dhe jo zëvendësimi i ministrave.

“Ndaj dhe i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do të përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi kryeministrin si përgjegjës për situatën aktuale në vend dhe përdori tone të forta në adresë të tij, duke theksuar se, sipas tij, Rama është shkaku i problemeve me të cilat përballen qytetarët.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033