Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste më 12 mars përpara Parlamentit.
Gjatë një takimi me qytetarë në Durrës, Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të mblidhen para Kuvendit ditën kur pritet të shqyrtohet çështja e heqjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
“Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti”, u shpreh Berisha.
Protesta e fundit e opozitës, e mbajtur më 28 shkurt, u shoqërua me tensione, hedhje molotovësh dhe sulme ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës, ngjarje që shkaktuan reagime të shumta në vend.