Berisha takon Peter Beyer, në fokus integrimi në BE dhe sistemi gjyqësor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer, i cili njëkohësisht drejton Grupin për Ballkanin Perëndimor në Bundestag.

Pas përfundimit të takimit, Beyer deklaroi për mediat se biseda ishte përqendruar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe në nevojën për transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor.

“Kemi pasur një bisedë shumë frytdhënëse, folëm për procesin e integrimit në BE. Vizitova edhe SPAK dhe diskutuam me anëtarë të qeverisë. Duhet transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi. Për këtë folëm dhe në lidhje me atë që mund të bëjmë për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre”, u shpreh Beyer.

Ai shtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë për të pritur përfaqësues të Parlamentit shqiptar në Gjermani.

“Ne do të bashkëpunojmë për integrimin evropian, kjo është baza themelore për miqësinë tonë”, deklaroi deputeti gjerman.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033