Berisha shpërthen pas daljes nga SPAK: Rama fshehu për 20 ditë hyrjen e BKH në Kryeministri dhe po “çarmatos” agjentët

Sali Berisha ka bërë deklarata të forta pas daljes nga SPAK, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mbajtur të fshehtë për më shumë se 20 ditë incidentin ku agjentë të BKH-së tentuan të hynin në Kryeministri të armatosur.

Sipas Berishës, drejtuesi në largim i SPAK, Altin Dumani, ka mbledhur agjentët e Byrosë dhe u ka lexuar një “urdhër të Ramës për t’i çarmatosur”. Ai ironizoi duke thënë se agjentët “do të pajisen me patllake dërrase sepse kryeministri u tremb”.

Berisha deklaroi se Rama e publikoi incidentin vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Ballukut në detyrë, një vendim që sipas tij i ka dhënë Ramës garanci se ministrat nuk mund të preken nga hetimet.

Ai akuzoi qeverinë se po pengon hetimin e dosjeve të korrupsionit dhe tha se më 22 dhjetor qytetarët do të dalin në protestë për të kundërshtuar atë që e quajti “mbyllje e rrugës së drejtësisë”.

Deklaratat e Berishës i shtojnë edhe më shumë tensionet politike të ditëve të fundit, në një periudhë ku opozita dhe mazhoranca shkëmbejnë akuza të forta për reformën në drejtësi dhe kompetencat e institucionit të SPAK.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033