Berisha: Riformatimi i qeverisë është “klonim i Ballukut”, ministrat e rinj të lidhur me afera korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi ceremoninë e betimit të ministrave të rinj si “më qesharaken” e 35 viteve të fundit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për riformatim të qeverisë në funksion të vazhdimit të korrupsionit.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ndryshimet në kabinet përfaqësojnë, sipas tij, një “klonim” të Belinda Ballukut, pas largimit të saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai pretendoi se ministrat e emëruar kanë qenë të përfshirë në aferat më të mëdha korruptive në vend, duke theksuar se firmat e tyre gjenden në projekte në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe sektorë të tjerë.

Sipas tij, akti i betimit përbën vijimësi të asaj që e cilësoi si “krim qeveritar”, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama të largohet menjëherë nga detyra.

Berisha shtoi se kreu i qeverisë nuk do t’i shpëtojë, sipas tij, përgjegjësisë ligjore për veprimet e ndërmarra gjatë qeverisjes.

Në vijim, ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 12 mars përpara Kuvendit, duke e cilësuar atë si një reagim paqësor kundër qeverisë aktuale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033