Ne konferencen e dites, kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha foli gjate per rezoluten e miratuar ne Uashington nga Unioni Demokrat Nderkombetar, duke e cilesuar si nje paralajmerim serioz per Shqiperine dhe per Europen.
Sipas Berishes, dokumenti i IDU e pershkruan Shqiperine si nje shtet qe po perdor drejtesine si arme politike ndaj opozites dhe qe ka cenuar standardet zgjedhore. Ai tha se rezoluta e paraqet vendin si nje shtet ku pushteti eshte i lidhur me korrupsionin dhe grupet kriminale, gje qe sipas tij e ben situaten te rrezikshme per demokracine.
Berisha theksoi se kjo eshte hera e pare qe nje dokument nderkombetar, siç u shpreh ai, “shpreh kaq hapur shqetesimin per gjendjen dramatike ne Shqiperi”. Ai e quajti rezoluten nje mbeshtetje te rendesishme per opoziten dhe per qytetaret.
Gjate fjales se tij, Berisha kujtoi se qe nga tetori i vitit 2024, shtate rezoluta nga organizata te qendres se djathte jane miratuar per situaten ne Shqiperi. Mes tyre jane edhe dy nga IDU, dy nga Partia Popullore Europiane dhe tre nga Internacionalja Demokratike e Qendres. Sipas tij, te gjitha e pasqyrojne te njejtin realitet dhe japin mbeshtetje per opoziten.
Duke iu referuar rezolutes, Berisha tha se dokumenti ngre shqetesime per raportin e OSBE per zgjedhjet e 11 majit 2025, i cili evidenton intimidim, shitblerje vote dhe keqpërdorim te burimeve shteterore, sidomos ne Elbasan, Durres dhe Vore. Po sipas tij, rezoluta kritikon gjithashtu bllokimin e komisioneve hetimore, moszbatimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe kontrollin e qeverise mbi prokurorine dhe median.
Ne fund, Berisha u ndal edhe te pjesa e rezolutes qe shpreh shqetesim per drejtuesit opozitare, mes tyre Sali Berishen, Fatmir Mediun dhe Ilir Meten, duke thene se dokumenti ngre alarmin per ate qe e quan “drejtesi selektive me vendime te motivuara politikisht”.


