Berisha prezanton kandidatët për 11 majin në Shkodër: Kjo është një fushatë çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një aktivitet në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha ka theksuar se këta kandidatë nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë të përzgjedhur për të sjellë fitore dhe ndryshim. Ai ka shtuar se fushata e Partisë Demokratike është një fushatë çlirimtare dhe se ky proces zgjedhor do të shënojë fundin e “diktaturës së dytë” të Edi Ramës.

“Këta nuk janë kandidatët që vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë ata që vijnë nga qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, janë kandidatët e fitores,” ka deklaruar Berisha. Ai ka shtuar se Edi Rama do të marrë atë që meriton dhe se 11 maji do të jetë fundi i tij. Sipas kryedemokratit, Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj qytetarëve të Shkodrës dhe tani është momenti për t’i dhënë fund pushtetit të tij.

Berisha ka theksuar se Shkodra ka një rëndësi të veçantë për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë. “Kjo është fushatë çlirimtare,” tha ai, duke shtuar se Shkodra ka qenë gjithmonë një qytet simbol i lirisë dhe demokracisë. Ai kujtoi se kjo qytet ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për historinë e Shqipërisë dhe se sot është koha për të nisur një betejë të re për të hequr regjimin e Edi Ramës.

Në fjalimin e tij, Berisha ka nënvizuar se zgjedhjet e 11 majit janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një prej fushatave më të rëndësishme elektorale të 34 viteve të fundit. Sipas tij, kundër Partisë Demokratike nuk qëndron një parti politike, por një “organizatë kriminale”, që ka pushtuar vendin për 12 vite dhe që duhet të largohet nga pushteti.

Berisha ka kritikuar ashpër qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për krijimin e një narkoshteti dhe për dhënien e fuqi të pakufizuar bandave kriminale, veçanërisht në Shkodër. Ai ka theksuar se Shkodra është shndërruar nga një qytet i bukur, me histori dhe kulturë të pasur, në një qytet të përfshirë nga dhuna dhe krimi, për shkak të politikave të gabueshme të Edi Ramës.

Në përfundim, Berisha i ka ftuar qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë fushatë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Jo më pak rrogë se 500 Euro në muaj, dhe rrogë mesatare 1200 Euro, deklaroi Berisha. Ai ka shtuar se ky është momenti për të rikthyer lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, duke nisur nga Shkodra, që sipas tij ka luajtur gjithmonë një rol kyç në historinë e kombit shqiptar.

Ndaj Postimin: