Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane (PPE).
Gjatë vizitës, ai pritet të zhvillojë takime me drejtues dhe përfaqësues të partive të djathta europiane, pjesë e familjes politike ku bën pjesë edhe PD.
Sipas agjendës, Berisha do të ketë gjithashtu një takim me kryeparlamentarin belg, si dhe do të marrë pjesë në një pritje zyrtare në Parlament.
Aktivitetet kulmojnë me Samitin e zgjeruar të PPE-së, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike në Europë dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin mes partive anëtare.
Vizita zhvillohet në kuadër të përvjetorit të rëndësishëm të PPE-së, një nga formacionet kryesore politike në Bashkimin Europian.