Berisha: Baxhanaku i Ramës u shet shkollave kompjuterë 10 herë më shtrenjtë se në Vjenë apo Paris

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli me demokratët dhe qytetarët në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë.

Berisha iu rikthye akuzave për baxhanakun e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, baxhanaku u shpërndan shkollave kompjuterë me vlerë 10 herë më të lartë se sa shiten në magazinat e kryeqyteteve evropiane.

Berisha: “Baxhanaku u shet shkollave një kompjuter 10 herë më shtrenjtë se sa shitet një kompjuter në magazinat e Vjenës apo Parisit. Kjo është organizata kriminale me të cilën përballemi, të cilën duhet ta hedhim në Lanë. Miqtë e mi, edhe një gjë u them shqiptarëve, atyre që hezitojnë: që të keni frikë është normale dhe nëse nuk dini nga frika, do të bëjmë gjithçka ta vrasim frikën, sepse ky është misioni ynë.

Por, burra dhe gra, përveç frikës, për një njeri të ndershëm, pavarësisht bindjeve politike apo fetare, nuk mund të ketë kurrë shkak tjetër që të mos dalë në rrugë dhe të përballet me këtë regjim. Të keqe të tillë nuk ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës. E them: pensionet dhe rrogat tuaja në 12 vite duhet të ishin rritur minimumi 3 herë. E dëgjuat, pensioni është rritur 50 euro në 12 vite. Nëse marrim për bazë çmimet e shportës, nuk është 50, por minimumi 100 euro. Nëse marrim për bazë rritjen e çmimit të ilaçeve, vetëm këto ditë janë rritur në stratosferë. Po kështu edhe rrogat. Por jo rrogat e ministrave. Janë ndër më të lartat në rajon.”

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033