Një 50-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat, pasi ka rënë nga skela gjatë rikonstruksionit të çatisë së një banese.
Viktima, i identifikuar si Pëllumb Mollaj, dyshohet se ka rënë aksidentalisht teksa po kryente punime në objekt. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Ende nuk është konfirmuar nëse 50-vjeçari ishte punëtor i kontraktuar apo familjar i pronarit të banesës.