Belshi mes thesarit natyror dhe arkeologjik

84 liqenet kastike janë magnet për turistët e huaj dhe vendas.

Në zemër të Shqipërisë, aty ku kodrat përqafojnë njëra-tjetrën dhe 84 liqene shkëlqejnë si margaritarë, shtrihet Belshi. Një vend ku pasqyra e ujit reflekton jo vetëm qiellin, por natyrën e begatë dhe historinë që ruajnë këto anë.

Klan Explorer ndalon pikërisht në këtë qytet të vogël, por të bukur, për të zbuluar natyrën dhe lashtësinë që ai ka. I njohur për liqenet, por pak për numrin ekzakt të tyre, Belshi sot ruan një pasuri të jashtëzakonshme ujore, me 84 liqene.

Sot këto rezerva natyrore ujore janë një magnet për turistët, por edhe një pasuri e jashtëzakonshme natyrore për fshatrat përreth. Belshi, veç liqeneve, ka një reliev të butë dhe fusha të paana që janë të kultivuara në kultura të ndryshme bujqësore por tepër i rëndësishëm,

Belshi është një nga vendet që ruan një potencial të jashtëzakonshëm arkeologjik që shkon deri në lashtësi. Sigurisht, këto karakteristika e bëjnë këtë qytet, që ndodhet 33 km larg Elbasanit, një zonë jashtëzakonisht të bukur dhe ftuese për ta eksploruar.

Nga: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: