Belinda Balluku kundërshton masën e sigurisë në Apelin e GJKKO pasi u pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë vendit

Belinda Balluku ka paraqitur në Apelin e Gjykatës së Posaçme ankimimin ndaj masës së sigurisë që e ndalon të largohet jashtë Shqipërisë dhe ndaj vendimit për pezullimin nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ankimimi është dorëzuar në sekretari më datë 26 nëntor dhe lidhet drejtpërdrejt me masën e sigurisë së caktuar ndaj saj. Ndërkohë që pritet mbledhja e gjyqtarëve kushtetues për kërkesën e kryeministrit, Balluku ka zgjedhur të ndjekë rrugën ligjore në Apelin e Posaçëm për të kundërshtuar vendimin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033