Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Gjatë qëndrimit të tij, Begaj pritet të takohet edhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi si dhe me liderë të tjerë politikë shqiptarë në vend. Vizita synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të posaçme.

Në komunikimin zyrtar theksohet se Shqipëria e konsideron Maqedoninë e Veriut një partner dhe faktor kyç për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe kohezionit ndëretnik në rajon. Të dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe synojnë përparimin e mëtejshëm drejt integrimit evropian, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033