Begaj në Ditën e Kujtesës për Holokaustin: përgjegjësi e përbashkët për dinjitetin njerëzor dhe paqen

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh reflektues, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave universale për të jetuar në paqe.

Kreu i Shtetit u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive kundër urrejtjes etnike, racore, fetare dhe antisemitizmit, duke kujtuar pasojat shkatërrimtare që këto fenomene kanë sjellë në historinë e njerëzimit.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vlerësoi në mënyrë të veçantë humanizmin dhe tolerancën e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar rolin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve që i shpëtuan shfarosjes naziste.

Ai theksoi se kujtesa historike është thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, respekt dhe dinjitet për të gjithë, duke nënvizuar se mësimet e së kaluarës nuk duhet të harrohen kurrë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033