Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka falënderuar Mbretin Abdullah II për mikpritjen e ngrohtë, duke e cilësuar atë si një shenjë të marrëdhënieve të forta mes Shqipërisë dhe Jordanisë.
Në një mesazh publik, Kreu i Shtetit theksoi se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta, si paqja, stabiliteti dhe bashkëjetesa fetare.
“Thank you, Your Majesty, @KingAbdullahII, for the warm welcome, a true sign of the lasting friendship and strong cooperation between Albania and Jordan. Albania and Jordan share common values of peace, stability, and religious coexistence,” shkroi Presidenti Begaj.
Mesazhi vjen në kuadër të angazhimeve diplomatike mes dy vendeve, të cilat kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe stabilitetit rajonal.