Bayern Munich është duke punuar për të forcuar repartin ofensiv këtë verë, me Rafael Leaon që mbetet një nga objektivat më të mëdhenj, ndërsa Mitoma nga Brighton shihet si alternativa kryesore.
Pas triumfit në Bundesligë, klubi i njohur gjerman ka nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ri, me synimin për të forcuar skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany dhe për të rritur ambiciet në arenën europiane. Bayern po shikon me kujdes merkaton verore për të siguruar një sulmues të majtë të nivelit të lartë që do të marrë vendin e Thomas Muller, i cili pritet të largohet.
Sipas burimeve pranë klubit, drejtori sportiv Max Eberl ka identifikuar dy emra të rëndësishëm për këtë pozicion: Kaoru Mitoma, lojtari i shpejtë japonez i Brighton, dhe Rafael Leao, ylli portugez i Milanit. Këta të dy konsiderohen si zgjidhje të vlefshme për t’i dhënë skuadrës një tjetër dimension në sulm.
Marrëdhënia e mirë mes agjentit të Leaos, Jorge Mendes, dhe drejtuesve të Bayern Munich ka bërë që bisedimet për transferimin e tij të avancojnë. Megjithatë, vëmendja e klubit bavarez duket se është më shumë e përqendruar te Mitoma, i cili ka treguar formë të shkëlqyer në Premier League dhe përputhet me kërkesat taktike të Kompany.
Mitoma aktualisht është cilësuar si objektivi kryesor i drejtuesve të Bayern, për shkak të stilit të lojës dhe potencialit për të sjellë risi në repartin sulmues. Sidoqoftë, Rafael Leao mbetet një alternativë shumë serioze dhe mund të konsiderohet nëse negociatat me Brighton nuk japin rezultat.
Plani i Bayern Munich është të mbyllë sa më shpejt këtë operacion, për të garantuar prezencën e një lojtari të klasit botëror në krahun e majtë të sulmit. Klubi po tregohet i kujdesshëm, duke analizuar çdo detaj të mundshëm, në mënyrë që investimi të sjellë sukses të menjëhershëm në fushë.
Gjithsesi, zyrtarizimi i transferimit do të varet nga negociatat që do të zhvillohen në javët në vijim, me bavarezët që kërkojnë të përfitojnë nga marrëdhëniet e mira me përfaqësuesit e lojtarëve dhe klubet përkatëse. Bayern mbetet i vendosur që të ketë një merkato të suksesshme këtë verë, duke forcuar skuadrën për sfidat e ardhshme.