Prej muajsh vijon puna për restaurimin dhe rikonstruksionin e kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Fierit dhe në njësitë administrative.
Ndërhyrjet përfshijnë punime hidraulike dhe elektrike, lyerje, riparime të ambienteve dhe përmirësime të ndryshme infrastrukturore, me qëllim krijimin e hapësirave më të sigurta, funksionale dhe të përshtatshme për fëmijët.
Në prag të vitit të ri shkollor, puna po vijon me ritme të larta për të garantuar që kopshtet dhe çerdhet të jenë gati për të mirëpritur fëmijët në kushte më të mira.
Investimet në institucionet arsimore janë pjesë e ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Fier, duke e kthyer arsimin në një prej prioriteteve të zhvillimit të qytetit.
Bashkia Fier synon që përmes këtyre investimeve të vijojë puna konkrete për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore, në kuadër të objektivave të zhvillimit të Fierit deri në vitin 2030.
Nga qyteti në njësitë administrative, investimi në kopshte dhe çerdhe synon të sjellë ambiente më të sigurta, më funksionale dhe më dinjitoze për fëmijët e Fierit.