Bashkia e Dimalit vendos të reagojë për sinjalistikën pas denoncimit të bërë nga TV Apollon.

Pas disa raportimeve nga TV Apollon mbi mungesën e sinjalistikës rrugore në qytetin e Urës Vajgurore, Bashkia Dimal ka reaguar.

Kjo mungesë ishte bërë shqetësim për qytetarët, pasi mungonin vijëzimet e rrugëve në kryqëzime dhe vendkalime, duke e bërë kalimin të rrezikshëm për ta.

Ky problem ndikonte veçanërisht në sigurinë e këmbësorëve pranë institucioneve, siç janë shkollat.

Drejtues në Bashkinë Dimal, Albano Kora, shprehu falenderime për TV Apollon për vëmendjen e treguar mbi përmirësimin e sinjalistikës në këtë zonë.

Ai njoftoi se është ngritur një grup pune për të verifikuar sinjalistikën, vijat e bardha, vendet e parkimit dhe pengesat në qytet dhe në fshatra.

Grupi i punës ka dalë në terren për të inspektuar zonat rreth shkollave, hyrje-daljet e qytetit dhe zonat e parkimit.

Ky veprim synon të përmirësojë sigurinë rrugore për qytetarët dhe këmbësorët në mjediset publike të Bashkisë Dimal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera