Bashkia Divjakë dhe dëgjesat publike për buxhetin 2026–2028!

Bashkia Divjakë ka nisur prej disa ditësh procesin e dëgjesave publike me qytetarët në kuadër të diskutimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për periudhën 2026–2028. Këto takime po zhvillohen në të gjitha njësitë administrative dhe do të zgjasin deri më 18 nëntor. Banorët e njësive si Remas, Grabjan dhe Tërbuf kanë marrë pjesë aktive, duke ndarë shqetësimet, idetë dhe propozimet për përmirësimin e jetës së përditshme në komunitet.

Megjithatë, pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen të pakënaqur me ritmin e realizimit të premtimeve të bëra një vit më parë nga kryebashkiaku Josif Gorrea. Investime të shpallura për rrugë, kanalizime dhe ndriçim, sipas banorëve, kanë mbetur në letër, ndërsa realiteti në terren flet për mungesa të theksuara infrastrukturore.

Kritikat e banorëve lidhen kryesisht me projekte të munguara ose të papërfunduara, që janë përsëritur në çdo fushatë dëgjimore pa reflektuar zbatim konkret. Ndërkohë, bashkia bën thirrje për pjesëmarrje më të gjerë të komunitetit në vijim të dëgjesave, në mënyrë që planifikimi i buxhetit të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe real.

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: