Bardhyl Kollçaku propozohet ambasador i Shqipërisë në NATO, Komisioni shqyrton kandidaturën më 23 shkurt

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është propozuar si kandidat për ambasador i Shqipërisë pranë NATO-s.

Kandidatura e tij do të shqyrtohet nga Komisioni për Punët e Jashtme ditën e hënë, më 23 shkurt. Mbledhja do të ketë në rend dite vlerësimin e propozimit për postin e ambasadorit të Shqipërisë pranë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën seancë, Komisioni do të shqyrtojë edhe kandidaturën e Jeta Krekës për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Katar, me rezidencë në këtë shtet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033