Barcelona triumfon ndaj Real Madrid dhe fiton Superkupën e Spanjës

Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës pas fitores 3-2 ndaj Real Madrid, në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite. Një përballje e fortë dhe e ekuilibruar, e cila u vendos nga efikasiteti i katalanasve në momentet kyçe të ndeshjes.

Barcelona dominoi posedimin e topit gjatë gjithë takimit, por Real Madrid u shfaq më i rrezikshëm në krijimin e rasteve të pastra për gol. Megjithatë, ishte skuadra katalanase ajo që arriti të shfrytëzonte më mirë momentet vendimtare.

Raphinha kaloi Barcelonën në avantazh, duke i dhënë ndeshjes ritëm dhe intensitet. Në minutat shtesë të pjesës së parë, u shënuan tre gola radhazi, që barazuan rezultatin në 2-2. Vinicius shënoi për Real Madrid, ndërsa Lewandowski dhe Gonzalo realizuan për Barcelonën.

Në pjesën e dytë, Real Madrid rriti presionin dhe krijoi disa raste radhazi për shënim, duke kërkuar përmbysjen. Megjithatë, ishte sërish Raphinha ai që bëri diferencën, duke realizuar golin e fitores për Barcelonën dhe duke i siguruar skuadrës trofeun e Superkupës së Spanjës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033