Banorët e Tojganit dhe Hambarit ecin mes baltës çdo ditë: rruga 2.5 km mbetet e pakalueshme

Banorët e fshatrave Tojgan dhe Hambar në Bashkinë Fier përballen çdo ditë me një rrugë të degraduar, të mbushur me gropa dhe baltë, përgjatë një segmenti prej 2.5 kilometrash. Kjo gjendje u vështirëson përditshmërinë jo vetëm familjeve, por edhe nxënësve të shkollave që detyrohen ta përshkojnë në kushte të vështira.

Sipas banorëve, për të mbërritur në lagjen e fundit të fshatit janë të detyruar të marrin një rrugë shumë më të gjatë duke kaluar nëpër fshatra të tjerë, edhe pse distanca direkte është vetëm 2 kilometra. Ata thonë se kjo situatë po bëhet e papërballueshme, sidomos në ditët me reshje.

Komuniteti e konsideron si të pavlefshëm edhe investimin për 300 metra rrugë të shtruar me çakull, pasi segmenti i rregulluar ndodhet vetëm në hyrje të fshatit Tojgan dhe, sipas banorëve, nuk u shërben realisht atyre që e përdorin rrugën çdo ditë.

Ndaj Postimin: