Banorët e Rrjollit protestuan sot për herë të tretë përpara SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e resortit “Blue Borgo”

Banorët e Rrjollit u mblodhën këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, duke zhvendosur protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.

Me thirrje kundërshtuese dhe pankarta në duar, ata kërkuan zhvillimin e një takimi me prokurorët e SPAK, duke theksuar se projekti në fjalë cenon pronat e tyre.

Protestuesit deklaruan se ndërtimi i resortit prek drejtpërdrejt tokat që ata pretendojnë si pronë të ligjshme dhe se nuk do të tërhiqen nga kundërshtimi i tyre. Sipas tyre, reagimi do të vijojë deri në sqarimin e plotë të situatës.

Tubimi para SPAK vjen pas disa ditësh protestash të zhvilluara në Rrjoll të Velipojës, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë mobilizimin kundër realizimit të këtij projekti.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033