Banorët e fshatit Mujalli kanë kaluar natën në ankth dhe gatishmëri të plotë, nga frika e daljes së lumit Seman nga shtrati.

Niveli i ujit arriti pikën kritike pranë argjinaturës, duke rrezikuar seriozisht zonat e banuara.

Banorët kanë treguar se gjatë gjithë natës kanë qëndruar zgjuar, pasi uji ishte shumë pranë argjinaturës dhe ekzistonte frika se mund të depërtonte në banesat e tyre.

Gjatë gjithë orëve të natës, në terren ka qenë i pranishëm shtabi i emergjencave, së bashku me autoritetet lokale dhe deputetë të zonës. Falë ndërhyrjes së tyre, argjinatura është përforcuar në disa pika problematike, ku rreziku i çarjes dhe i përmbytjes ishte më i lartë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033