Protesta e banorëve të Durrësit ka shpërthyer pas orës 18:00, si pasojë e situatës së vështirë që është krijuar nga përmbytjet në qytet. Banorët kërkojnë dëmshpërblimin për dëmet që kanë pësuar nga fatkeqësia natyrore.
Një incident ka ndodhur gjatë protestës, kur policia ka shoqëruar një person që po hidhte fishekzjarre në drejtim të Bashkisë së Durrësit. Një nga protestueset u shpreh: “E drejta e dëmshpërblimit u takon të gjithëve, mos veproni në kurriz të njëri-tjetrit.”
Protestuesit tentuan disa herë të hynë brenda bashkisë, por u ndaluan nga policia. Më pas, ata marshuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë për të shprehur indinjatën ndaj personit që u shoqërua për hedhjen e kapsollave.