Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë në terren në zonën e Hasturkasit për të monitoruar nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet, duke deklaruar se gjendja po shkon drejt përmirësimit.
Sipas Ballukut, niveli i lumit Seman ka shënuar një rënie prej 15 centimetrash, ndërsa prurjet në kaskadën e Devollit janë aktualisht minimale. Ajo bëri të ditur se hidrocentralet nuk po kryejnë shkarkime, çka ka ndikuar në stabilizimin e situatës hidrike.
Zëvendëskryeministrja theksoi se argjinaturat e dëmtuara në zonë janë identifikuar dhe se ndërhyrjet për riparimin e tyre do të nisin menjëherë, me qëllim parandalimin e rrezikut dhe normalizimin e plotë të situatës.