Baba Hekuran Nikollari, humbje e madhe për komunitetin bektashi, ngushëllimet nga Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit, dervishit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu e cilësoi ndarjen e tij si një humbje të rëndësishme për komunitetin bektashi dhe përtej tij. Ai vlerësoi kontributin e Baba Hekuranit në forcimin e traditave dhe vlerave të Bektashizmit në Shqipëri.

“Komuniteti Bektashi humbi një figurë të rëndësishme, Baba Hekuran Nikollarin. Ai dhe Teqeja e Alipostivanit në Përmet u kthyen në një qendër të rëndësishme jo vetëm për Qarkun e Gjirokastrës, por edhe më gjerë, duke transmetuar vlerat e mëdha të këtij komuniteti,” shprehet deputeti demokrat.

Baba Hekurani njihej për përkushtimin e tij ndaj besimit dhe për rolin e tij në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë bektashiane. Ai udhëhoqi Teqenë e Alipostivanit me devotshmëri, duke e kthyer atë në një qendër shpirtërore me ndikim në komunitet.

Shehu shtoi se kontributi i Baba Hekuranit ka lënë një gjurmë të pashlyeshme te besimtarët dhe te banorët e zonës, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.

Në këtë moment zie, ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët bektashi dhe banorët e qarkut të Gjirokastrës, duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë që ai ka lënë pas.

Baba Hekuran Nikollari do të kujtohet si një figurë që dha një kontribut të çmuar në ruajtjen e traditave fetare dhe kulturore të komunitetit bektashi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin: