Automjeti humbet kontrollin në autostradën Vlorë–Levan, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në autostradën Vlorë–Levan. Një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.

Për shkak të përplasjes, qarkullimi në autostradë u pezullua përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, trafiku është normalizuar pjesërisht, ndërsa hetimet vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033