Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, pas një manovre të papritur gjatë lëvizjes në një segment të ngushtë rrugor.Sipas të dhënave paraprake, mjeti ishte duke u kthyer nga Shëngjini dhe, me qëllim shmangien e trafikut, drejtuesi kishte zgjedhur një rrugë dytësore më të ngushtë në zonë. Situata është komplikuar kur në drejtim të kundërt është shfaqur një automjet tjetër.Për të shmangur një përplasje të mundshme, shoferi i autobusit ka kryer një manovër devijuese, e cila ka bërë që mjeti të dalë jashtë kontrollit dhe të përfundojë në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, në autobus nuk ndodheshin pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit të agjencisë turistike. Të gjithë kanë arritur të dalin nga mjeti menjëherë pas incidentit dhe nuk kanë pësuar lëndime.