Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një autobot uji.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ish-ekspozita, ku sipas të dhënave paraprake autoboti ka goditur një motomjet, duke i shkaktuar vdekjen drejtueses së tij.
Viktima ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.