Atentati në Lushnjë, Policia: Është plagosur 45 vjeçari Juljan Sula, autorët në kërkim

Policia e Lushnjës ka reaguar zyrtarisht pas atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku nga të shtënat me armë zjarri është plagosur në këmbë 45 vjeçari Juljan Sula. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit të Lushnjës.

Sipas informacionit paraprak, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në fshatin Lifaj është gjetur një automjet në gjendje djegieje, që dyshohet se është përdorur nga atentatorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe për sigurimin e provave që do të çojnë në kapjen e autorëve.

Ndaj Postimin: