Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura konservatore në SHBA dhe mbështetës i fortë i Donald Trump, ndërroi jetë pas një atentati me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në Shtetet e Bashkuara, ku Kirk ishte i pranishëm në një universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Gjatë aktivitetit, ai u qëllua me një plumb në zonën e qafës, duke shkaktuar një humbje të madhe gjaku. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente dramatike, ku ai shihet i rrëzuar dhe i mbuluar nga gjaku.
Sipas raportimeve të para, plumbi arriti të prekte një arterie kryesore.. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarët e pranishëm në sallë.
Charlie Kirk është themeluesi i organizatës Turning Point USA, një grup konservator që organizon aktivitete dhe fushata politike në universitetet amerikane. Ai është një nga figurat më aktive në mbështetje të presidentit Donald Trump, duke shfaqur shpesh qëndrime të ashpra kundër kundërshtarëve politikë.
Përveç angazhimit politik, Kirk ka një prani të madhe në rrjetet sociale, me mbi 5.2 milionë ndjekës në platformën X dhe 7.3 milionë në TikTok, ku shpërndan mesazhe, analiza dhe video të fjalimeve të tij.
Pas atentatit, organizatorët e aktivitetit kanë ndërprerë menjëherë eventin dhe kanë bërë apel për qetësi, ndërsa Kirk është dërguar urgjentisht në spital, por fatkeqsisht nuk arriti të mbijetonte.