Atalanta është eliminuar nga Kupa e Italisë pas një humbjeje të ngushtë 0-1 përballë Bologna-s në shtëpi, një rezultat që ka lënë skuadrën e drejtuar nga Gian Piero Gasperinin pa mundësi për të vazhduar në këtë turne.
Pas 26 vitesh, Bologna ka arritur të sigurojë një vend në fazën gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Juve-Empoli.
Në një ndeshje që e dominuan kryesisht në volum lojë, Atalanta nuk arriti të shënonte, duke pësuar një humbje të hidhur. De Ketelaere dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, duke prodhuar shumë mundësi, por duke gabuar në pasin final dhe duke mos arritur të konkretizonin rastet. Në fraksionin e dytë, Gasperini bëri disa ndryshime për të freskuar skuadrën, por ekipi pësoi një rënie të ndjeshme në lojë.
Bologna mori kontrollin e ndeshjes dhe, me hyrjen e Santiago Castron në minutën e 78-të, gjeti golin e avantazhit vetëm dy minuta më vonë. Sulmuesi argjentinas shënoi me kokë, duke kaluar një top të pasuar në rrjetën e Atalantës, që i dha Bolognas fitoren dhe kalimin në fazën tjetër të Kupës.
Gjimshiti, kapiteni i ekipit, zhvilloi një ndeshje solide dhe është vlerësuar me notën 6 nga mediat italiane për performancën e tij. Ai luajti të gjithë 90 minutat e ndeshjes dhe ishte një prej elementëve të qëndrueshëm të mbrojtjes. Megjithatë, edhe pse performanca e tij ishte pozitive, nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin nga humbja.
Në përfundim të ndeshjes, trajneri Gasperini e shfaqi hapur zhgënjimin e tij për këtë eliminim, por ai theksoi se Atalanta tani duhet të fokusohet në objektivat e tjerë. “Ishte një ndeshje e bukur, e hapur, me raste nga të dy ekipet. Kush shënonte i pari, kalonte. Na vjen keq, por tani kemi Serie A dhe Champions League përpara, dhe ne i pëlqejmë shumë këto kompeticione,” deklaroi Gasperini.