ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd–Prrenjas !

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikua projektin për ndërtimin e rrugës alternative në segmentin Librazhd–Prrenjas. Puna për këtë ndërhyrje ka nisur me qëllim zhbllokimin e aksit kryesor drejt juglindjes së vendit, i cili prej ditësh ka qenë i bllokuar.

Sipas pamjeve të mbërritura në redaksinë e informacionit, në zonë kanë filluar punimet për hapjen dhe sistemimin e segmentit alternativ, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë po punojnë për pastrimin dhe stabilizimin e terrenit.

Në një intervistë të shkurtër për mediat, drejtori i ARRSH-së u shpreh se ndërhyrja synon rikthimin sa më parë të qarkullimit normal të automjeteve dhe garantimin e sigurisë për përdoruesit e rrugës. Ai theksoi se punimet do të vijojnë me intensitet të lartë deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore deri në normalizimin e plotë të trafikut.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033