Arrestohet në Vlorë 35-vjeçari për shitje kanabisi, drogë e sekuestruar në automjet dhe banesë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, nën dyshimet se ushtronte veprimtari të paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet F. C., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë teksa qarkullonte me një automjet tip “Smart”. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe më pas në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Lënda narkotike e sekuestruar u administrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa veprimet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033