Arrestohet në Tiranë personazhi i njohur i botës së krimit.

Elidon Kotorri, një emër i njohur në botën e krimit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi kundërshtoi forcat e policisë.

Incidenti ndodhi pasi Kotorri kishte pasur një përplasje me një person tjetër dhe, në momentin që policia mbërriti për ta shoqëruar në komisariat, ai refuzoi të bashkëpunonte. Ky nuk është rasti i parë ku ai përballet me ligjin, duke qenë një personazh me histori të gjatë kriminale.

Kotorri, 49 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2000 për një vrasje të trefishtë, por më vonë çështja e tij u rihap nga Gjykata e Strasburgut në vitin 2015, e cila gjeti shkelje në procesin gjyqësor. Pas një procesi të ri gjyqësor, ai u dënua me 25 vite burg, nga të cilat ka vuajtur rreth 20. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se motivi i vrasjes ishte hakmarrja për vrasjen e një miku të tij.

Së fundmi, Kotorri ka qenë nën hetim për përfshirjen në aksionin e heqjes së kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme në disa qytete të Shqipërisë në janar 2023. Ai ishte një nga shumë personazhet e botës së krimit që ishin në hetim për këtë çështje, duke e shtuar kështu historikun e tij kriminal.

Ndaj Postimin: