Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprimtari të dyshuar në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim në fshatin Polenë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të dyshuar kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.