Arrestohet në Emiratet e Bashkuara drejtuesi i dyshuar i një grupi kriminal droge në Krujë

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, nën akuzën e drejtimit të një grupi kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Bujar Sefa, 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendim të datës 23 maj 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas akuzës, 39-vjeçari dyshohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hetimet e autoriteteve tregojnë se ai ka qenë drejtues i një grupi kriminal që në vitin 2020 ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, në Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për përfundimin e procedurave ligjore të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033