Arrestohet në Bllacë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, dyshohet për abuzim me 8 milionë euro

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti në arrati. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”. Në këtë çështje përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Sipas prokurorëve, të dy dyshohet se kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes procedurave të prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse ndaj Grubit do të vendoset masa e paraburgimit apo nëse ai do t’u dorëzohet autoriteteve gjyqësore gjatë ditës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033