Arrestohet ish-drejtori i AKU Durrës, Elton Varaku

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Durrës, Elton Varaku.

Sipas informacioneve zyrtare, Varaku dyshohet se në ambientet e këtij institucioni ka shkatërruar objekte të ndryshme pune, si dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune.

Gjithashtu, ai ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033