Arrestohet 46 vjeçari me precedent penal për vjedhje me armë, i gjendet armë e ftohtë në automjet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 46 vjeçar me precedent penal për vjedhje me dhunë, pas një kontrolli të befasishëm të zhvilluar nga Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Xh. Xh. (alias Sh. Xh.), i shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Gjatë kontrollit të automjetit që ai përdorte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.

Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe shtetasi A. P., 47 vjeç, ndërsa shtetasi A. G., 30 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për mbajtje pa leje të një arme sportive.

Policia bën të ditur se arrestimet u kryen falë veprimit të shpejtë të forcave në terren dhe informacioneve operative të siguruara më herët.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033