Armë pa leje në papafingo, policia arreston 28-vjeçarin në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me një armë zjarri të fshehur në papafingon e banesës së tij, në fshatin Pezë e Vogël.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Stairs”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si pjesë e kontrolleve për kapjen e personave që mbajnë armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një pistoletë të fshehur në papafingo, e cila dyshohet se mbahej në mënyrë të paligjshme nga shtetasi me inicialet A. M.

28-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033