Apeli shqyrton kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi

Gjykata e Posaçme e Apelit po shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zbutjen e masës së sigurisë.

Veliaj ka ankimuar vendimin e 1 shkurtit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”.

Në shkallën e parë, ai ofroi edhe garanci pasurore, duke argumentuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për vijimin e izolimit.

Kryebashkiaku ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa vendimi i Apelit pritet të përcaktojë nëse do të ketë ndryshim të masës së sigurisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033