Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën, Rrogozhina pa kryetar !

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, duke e shpallur vendimin të formës së prerë.

Memolla u gjet fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim me tre persona të tjerë. Vendimi u dha fillimisht nga GJKKO më 24 janar 2025 dhe sot u konfirmua nga Apeli.

Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij. Përveç dënimit me burg, gjykata la në fuqi edhe ndalimin për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Pas këtij vendimi, Bashkia e Rrogozhinës mbetet pa kryetar, ndërsa pritet që të shpallen zgjedhje të reja vendore. Ndërkohë, qarku i Tiranës mbetet tashmë pa dy drejtues bashkish, pas dënimit të Erion Veliajt dhe Edison Memollës.

Kamera e TV Apollon ishte këtë të martë në ambientet e Bashkisë së Rrogozhinës, e cila aktualisht mbetet pa drejtues. Me mikrofonin tonë, ne pyetëm qytetarët e Rrogozhinës për zhvillimet e fundit dhe për ish-kryetarin e tyre, Edison Memolla.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033