Ambasadorët e Paqes, analizë vjetore mes atmosferës festive të fundvitit !

Në qytetin e Lezhës, mes frymës festive të dhjetorit, u zhvillua analiza vjetore e Ambasadorëve të Paqes Botërore për të Drejtat e Njeriut, nën drejtimin e kryeambasadores për 202 vende të botës, znj. Dashurie Divintari.

Ky takim përmbyllës i vitit, u kthye në një moment reflektimi dhe vlerësimi për punën e bërë nga ambasadorët në trevat shqiptare dhe më gjerë. U vlerësuan veçanërisht kontributet e ambasadorëve nga Kosova, si znj. Viktore Zefi dhe stafi i saj, si dhe u shpallën tituj të rinj nderi për figurat që kanë promovuar paqen dhe të drejtat e njeriut:

Të nderuar me titullin “Ambasador i Paqes Botërore”

– Amb. Bashkim Lazër

– Amb. Flora Kraja

– Amb. Dashamir Hasaj

– Amb. Vjola Shkalla

Falënderime të veçanta iu drejtuan edhe Amb. Marjeta Zaimi nga qyteti I lushnjes si dhe përfaqësuesve nga trojet shqiptare: Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia dhe Europa. Aktiviteti u shoqërua me këngë patriotike dhe interpretime nga Autonela Kukaj, e kengetarit shkodran Arben Koçaj në një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje nga “Restorant Pëllumbi”.

Të pranishëm ishin edhe të ftuar nga Lushnja si Shqipe Gjoshi dhe Hakile Nexha, ndërsa në fund u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohjeje për personalitete që kanë kontribuar me përkushtim dhe dashuri në përhapjen e paqes.

Aktiviteti do të transmetohet të shtunën ora 21:00 në emisionin “Personazhe në Fokus” në TV Apollon.

Nga Gazetari Ndricim Gjoshi !

Ndaj Postimin: