Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad është goditur nga dy dronë, sipas raportimeve mediatike.
Shpërthimi ndodhi brenda kompleksit diplomatik dhe përgjegjësia për sulmin është marrë përsipër nga Irani. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se janë shkaktuar dëme të vogla materiale në kompleks.
Zhvillimi vjen në një moment tensioni të lartë rajonal, ndërsa Teherani po ndërmerr veprime hakmarrëse pas sulmeve të koordinuara të SHBA-së dhe Izraelit.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për NewsNation se përgjigjja e SHBA-së ndaj sulmit në ambasadë dhe vrasjes së disa anëtarëve të shërbimit amerikan do të jetë e shpejtë.
Ndërkohë, SHBA ka mbyllur ambasadën e saj në Kuvajt, duke përmendur si arsye tensionet rajonale. Sipas njoftimit zyrtar, janë anuluar të gjitha takimet konsullore, si të rregullta ashtu edhe emergjente.