Aleanca Konservatore për Shqipërinë ka dorëzuar një ankimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në formatin e fletës së votimit.
Ankesa u dorëzua brenda afatit 24-orësh dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve për votimin e qytetarëve, veçanërisht në Listën e Hapur. Ajo përfshin disa kërkesa që synojnë të bëjnë votimin më të thjeshtë dhe të qartë për zgjedhësit.
Kërkesa e parë e Aleancës është që emrat të renditen sipas rendit alfabetik, duke përfshirë vetëm emrat dhe jo mbiemrat, në mënyrë që qytetarët të mund të orientohen më lehtë. Ky ndryshim ka për qëllim t’i përgjigjet zakonit të shqiptarëve, të cilët janë mësuar me rendin alfabetik që nga shkolla fillore. Gjithashtu, kërkohet që gërma e parë të jetë në bold, për të bërë emrat më të dukshëm dhe më të lexueshëm.
Pika tjetër e ankimit është vendosja e një hapësire të mjaftueshme mes kuadrateve të votimit, për të parandaluar gabimet gjatë votimit preferencial. Aktualisht, kuadratet janë shumë të vogla dhe kjo mund të shkaktojë që votuesit të shënoni pa dashje dy kuadrate njëkohësisht, duke e bërë votimin të pavlefshëm. Kërkohet që fleta e votimit të ketë hapësira të mjaftueshme në pjesën lart dhe poshtë kuadrateve.
Aleanca gjithashtu kërkon që shkronjat në fletën e votimit të jenë më të mëdha, me një madhësi prej 14 pikselësh. Ky ndryshim do të ndihmojë për të rritur qartësinë e informacionit dhe për të lehtësuar orientimin e zgjedhësve gjatë procesit të votimit. Kjo kërkesë është e domosdoshme për të garantuar që të gjithë qytetarët të mund të lexojnë dhe të kuptojnë lehtësisht informacionin në fletën e votimit.
Një tjetër kërkesë është që fleta e votimit të jetë më e madhe, për të mundësuar një hapësirë të mjaftueshme për të shënuar emrat e preferuar, pa rrezikuar që të bëhen gabime. Aktualisht, sipas Aleancës, fleta është shumë e vogël dhe kjo mund të pengojë qytetarët në shënimin e emrave të kandidatë të preferuar, duke i bërë ata të pavlefshëm.
Në përfundim, Aleanca thekson se aktualisht format i fletës së votimit është një shkelje e të drejtave të qytetarëve, pasi ndikon në mënyrë të konsiderueshme në mundësinë e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të saktë dhe të vlefshme. Në veçanti, në Tiranë, deri në 95% e fletëve të votimit mund të konsiderohen të pavlefshme për shkak të gabimeve të mundshme gjatë shënimit të emrave.
Sipas Kodit Zgjedhor, në Nenin 98, Pika 4, nuk kërkohet që mbiemrat të renditen sipas alfabetit, përkundrazi, kërkohet që fleta e votimit të jetë e qartë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga zgjedhësit. Kjo është një mundësi që duhet të respektohet nga KQZ, për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të hapur.